Nëse një ditë do më shohësh plak dhe nëse bëhem pis kur ha apo nuk arrij të vishem, ki durim. Kujto kohën që kam kaluar për të ta mësuar të njëjtën ty…

Nëse kur flas me ty i përsëris gjithmonë të njëjtat fjalë, mos më ndërprit, dëgjomë. Kur ishe i vogël duhej të të tregoja çdo natë të njëjtën përrallë që të flije…

Kur nuk dua të lahem, mos më bërtit. Kujto kur të ndiqja dhe sajoja 100 histori, sepse nuk doje të laheshe ti.

Kur të shohësh mosdijen time mbi teknologjinë e re, kij durim dhe më ndihmo. Mos më shih me buzëqeshje ironike, por kujto sa kohë m’u desh të të mësoja abc-në.

Nëse në një moment nuk arrij të mbaj mend, më jep kohë dhe mos u nervozo. Gjëja më e rëndësishme nuk është ajo që them, por nevoja për të qenë me ty.

Kur këmbët e mia të mos më shërbejnë më, mos më trajto sikur të isha barrë për ty. Më ndihmo njësoj siç bëra unë kur ti ishe i vogël.

Kur them se dua të vdes, mos u mërzitë. Një ditë do e kuptosh çfarë më shtynte ta thosha. Do kuptosh që në moshën time nuk jetohet, por mbijetohet.

Më jep pak kohë… më jep pak durim… më jep një shpatull në të cilën unë të qaj ashtu siç ti e ke bërë shumë herë…

Më ndihmo të ecë… më ndihmo të mbaroj ditët e mia me dashuri dhe durim…

Në këmbim unë do të jap një buzëqeshje dhe dashurinë e pafund… që gjithnjë kam për Ty.

MUND TË JU PËLQEJNË