Një vajzë shqiptare ka tronditur rrjetin me letrën e saj, ku bën thirrje që të gjithë të reflektojnë e të ndjekin këshillat. Lora tregon se është e sëmurë, është operuar nga zemra dhe ka një imunitet të dobët, aq sa nuk përballon dot as një grip normal.

Vajza shkruan se është në rrezik nëse preket nga Koronavirusi dhe bën apel që njerëzit të ruajnë distancën e të mos injorojnë rregullat.

Letra: “Nëse e marr koronavirusin do të jem një nga ata që të gjithë do të shkruajnë: Epo mirë Lora ishte e sëmurë. Unë jam një vajzë me imunitet të dobët dhe e gjykoj të padrejtë që ju të shëndetshmit të injoroni rregullat.

Meqënëse ky virus i bekuar dëmton vetëm ata që kanë sistem imunitar të dobët, më lejoni që ngë prej atyre që është në rrezik t’ju tregojë për këtë. Unë jam operuar nga zemra dhe më duhet të marr mjekime herë pas here edhe për një gërvishtje të vogël që më ndodh apo një grip normal imuniteti im bie përtokë, një gjendje e cila më bën të jem subjekt në rrezik në rast se covid-19 më prek.

A e dini kush jemi ne me imunitet të dobët? Ne jemi ata që kemi përballuar kancerin, diabetin, sulme në zemër, ata që luftojnë me sëmundje degjenerative. Ne jemi ata që kemi luftuar ose jemi duke luftuar me betejën dhe unë e gjykoj të padrejtë që ju të shëndetshëm e të bukur si dielli, të shmangni të gjitha rregullat që mund të frënojnë pjesërisht problemin. Se nuk e kuptoni sa e rëndësishme është të na mbani distancë kur jeni me grip. Ju që ikni nga zona e kuqe nuk e kuptoni që jeta nuk rrotullohet gjithmonë rreth jush. Ju lutem ruhuni, nuk është shaka”

MUND TË JU PËLQEJNË