Dje në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku këtij obligimi iu përgjigjen një përqindje e lartë e qytetarëve të cilët dolën për të votuar.

Ndërkohë që akoma nuk janë numëruar të gjitha votat që edhe zyratarisht të dal fituesi i këtyre zgjedhjeve, megjithatë sipas rezultateve të para partitë që prijnë janë VV dhe LDK.

E ndër kandidatët për deputete ka konkuruar edhe Marigona Geci, tashmë për opinionin emër i njohur.

Marigona rrjedhë prej familjes së madhe e të njohur nga Llausha -Bajraktari, vajza e luftëtarit dhe ish deputetit të zëshëm Gani Gecit

Ajo në këto zgjedhje iu bashkangjitë radhes së LDK-së, tek u mirëpritë kudo që u prezantua, anë e mbanë Kosovës.

Ndërkohë, Marigona Geci sipas rezultateve preliminare marrë nga KKZ e komunave del se është një ndër femrat më të votuara nga lista e LDK-së dhe në Kuvendin e Kosovës hynë pa kuotë por me vota të drejtëpërdrejta./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË