Sot në Kosovë është hapur zyrtarisht fushata dhjetëditëshe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen me 6 tetor.

E aktivitetet politike kanë filluar në mbarë Kosovën partitë politike dhe kandidatët për deputetë, shkruan “Kosovarja”.

Me fjalë të mëdha dhe emocionuese ka nisur fushatën edhe Marigona Geci kandidate për deputete nga rradhët e LDK-së me numrin 78 në listë.

Marigona e fillon fushatën me moton:

“- Jam nanë e dua familjen!

– Do ta vazhdoj rrugën e gjyshërve dhe stërgjyshërve!

-Do ta respektoj luftën e babait tim Gani Gecit dhe Komandantit Legjendar Adem Jasharit!

– Do ta vazhdoj rrugën politike të presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova.

Njeriu në jetë duhet të ketë durim të mirat vijnë pastaj”.

Ajo u betua para para popullit me moton e LDK-së: “Beso se unë betohem se kurrë besimin tuaj nuk do ta tradhëtoj.

Do të jem zëri i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, do të jem zëri i mbështetësve të mij dhe familjes time si nga ane e babës ashtu edhe nga ana e bashkëshortit”.

Më tutje kandidatja për deputete thuri edhe disa vargje në formë poezie të artikuluara mirë dhe me plotë kuptim:

Para Varrit të Dëshmorit të Kombit!
Para fëmijës së palindur!
Para nënës shtatëzënë!
Para rinisë!
Para prindërve dhe gjyshërve!
Para Jush, që thyet Robërinë!
Para Jush luftëtarë !
Para Jush qytetarë!
Përkulem, unë bija e Juaj !
Ju, roje e përjetshme e Atdheut !
Përkulem, unë bija e Juaj !
Marigona Gani Geci

Ndërkohë që Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbaj tubimin qendror për fushatën e zgjedhjeve nacionale në sheshin Skënderbeu në orën 17:00.

Ndryshe në këto zgjedhje gjithsej janë 25 subjekte politike nga të cilat 20 parti dhe katër koalicione do të konkurrojnë me rreth 1070 kandidatë për parlamentin 120 vendesh të Kosovës, ndërsa janë të regjistruar mbi një milion e 900 mijë votues me të drejtë vote./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË