Intelektualët serbë në Beograd këtë javë do shënojnë javën e 18-të për rrëzimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiçit, nga pushteti. Për Vuçiçin nuk do të jetë e nxehtë vetëm pranvera me diell, por edhe mundësia e radikalizmit të protestuesve, për ta hequr nga pushteti presidentin më kontrovers, që e ka pasur ndonjëherë Serbia pas Milosheviqit, shkruan “Kosovarja”.

Vuçiçi, që po mundohet të manipulojë përmes “Listës Serbe”, përkundrazi ka rënë nën manipulimin e tyre.

Duke folur para dite për luftë, e pas ditë për paqe me Kosovën dhe NATO-n, ai po dëshmon se nuk është njeriu që dëshiron kontratë paqeje fqinjësore me shqiptarët.

Vuçiçi, edhe pse po mundohet të jetë i kapshëm paqësisht për botën, ai nuk po mund ta fshehë radikalizmin patologjik e as kokardën çetnike nga balli i vet!

Deklaratat e përditshme të tij kundër Kosovës, së bashku me gjysmë-këngëtarin që i argëton liderët botërorë, Ivica Daçiçin, janë aq të sëmura, sa përgjatë tyre shihet verbësia njerëzore!

Vuçiçi ende e kanosë Kosovën me ushtrinë serbe, në vend se të kërkojë falje për marrjen e jetës në mënyrën më mizore të 15 mijë shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës, si dhe të 20 mijë femrave të shfrytëzuara seksualisht nga forcat paramilitare –ushtarake të Serbisë në Kosovë.

Andaj, Vuçiçit duhet të del një njeri dhe, me fakte, t’ia bëjë bajat për deklaratat e pakripë për Kosovën! Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË