Ashtu siç ngjalli interesim lidhja dhe martesa e tyre shumë vjeçare, ngjashëm po ngjall tash e disa ditë edhe ndarja e çiftit të njohur Norës dhe Robertit.

Thashethemet që kishin qarkulluar kohë më parë për një ndarje të mundshme e që çifti kohë më parë e kishin mohuar, Roberti i dëshmoi me një postim të vetëm, shkruan “Kosovarja”.

Ngjarja po komentohet mjaft shumë sidomos pasi që në këtë mes ndodhet edhe vajza e tyre Rene.

Por, Nora dhe Roberti morën një vendim siç u takon të rriturve. Mirëpo, edhe pas vendimit ka disa gjëra që nuk po mund të shuhen siç janë kujtimet e fotografitë.

Këto fotografi ku Nora dhe Roberti përfliteshin si çifti më i lumtur këngëtarja nuk po ka zemër ti fshijë nga llogaria e saj në Instagram./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË