Merita Spahiu është ndër ato këngëtare që publiku i ka fiksuar kaherë, që kur ajo ka qenë në moshë fare të re, atëherë kur shfaqej me veshje kombëtare e dëshmonte fuqishëm talentin e saj, shkruan “Kosovarja”.

Merita që në daljet e para publike u identifikua si zë i bukur dhe jo vetëm, pasi pamja e saj karakteristike, ëmbëlsia e poitivizmi nuk mund të mos binin në sy.

Këngëtarja nga Prizreni erdhi për studime në Prishtinë dhe shpejtë ra në “grackën” e Nysret Muçiqit, kolegut të saj të pashëm, shkruan “Kosovarja”.

Merita është bërë gjyshe tre herë, e nuk ka dyshim që është gjyshja më e pashme që e keni parë ndonjëherë.

Siç kuptojmë, ajo ka në afërsi dhe lidhje krejt speciale me mbesën e madhe, Amelian. Dihet që Merita me renë e saj shkojnë shumë mirë dhe shpesh shihen nën shoqërinë e njëra tjetrës./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË