Policisë së Kosovës edhe sot i ka dalur punë.
Policia e vendit njofton se është arrestuar një person i komunitetit turk në Prizren.
I pandehuri pas një mosmarrëveshjeje verbale për shkak të parave e kishte rrahur nënën e tij e cila si pasojë e rrahjes kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.