Një vajzë dy vjeçare ka pësuar goditje elektronike në Indi pasi futi kabllon e mbushësit të telefonave në gojë.

Vajza, e quajtur Shevar, ishte dërguar për vizitë tek gjyshërit e saj në fshatin Jahangirabad, pranë Delhit, të premten.

Nëna e saj e la vajzën të luajë për një kohë të shkurtër të shtunën, ndërsa kablloja e mbushësit gjendej aty.

Një anëtar tjetër i familjes kishte përdorur mbushësin dhe kishte shkyçur telefonin.

Vajza e vuri kabllon në gojën e saj, duke shkaktuar që ajo të goditej nga elektriciteti.

Megjithatë, ende nuk dihet asgjë në lidhje me gjendjen shëndetësore të 2-vjeçarës.

MUND TË JU PËLQEJNË