U diskutua ditë më parë se Princ Harry dhe Meghan Markle kanë vendosur që largohen nga familja mbretërore dhe për këtë së fundmi kanë folur edhe dyshja.

Çifti ka lëshuar një letër nëpërmjet zyrtarëve për komunikim për media, në të cilën thuhet se ata kanë vendosur të largohen nga familja mbretërore, por mbështetja e Mbretëreshës nuk do të mungoj asnjëherë.

“Pas shumë muajsh reflektimi dhe diskutimesh të brendshme, ne kemi zgjedhur të bëjmë një ndryshim këtë vit duke filluar me krijimin e një roli të ri progresiv brenda këtij institucioni. Ne synojmë të tërhiqemi si anëtarë të familjes mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë të pavarur financiarisht, ndërsa vazhdojmë të mbështesim plotësisht Madhështinë e saj, Mbretëreshën.

Ky ekuilibër gjeografik do të na mundësojë të rrisim djalin tonë me një vlerësim për traditën mbretërore në të cilën ai lindi, duke i siguruar familjes sonë hapësirën për t’u përqendruar në kapitullin tjetër, përfshirë këtu edhe fillimin e entitetit tonë të ri të bamirësisë”, shkruhet në profilin zyrtar të Sussex Royal.

MUND TË JU PËLQEJNË