Prince Harry dhe Meghan Markle janë një prej çifteve më të përfolura të momentit që pas vendimit për të braktisur çdo titull ata të dy janë vënë në qendër të vëmendjes.

Këtë herë një video disa sekondëshe është bërë virale në internet, ku shohim Prince Harry të tregohet shumë i kujdesshëm ndaj bashkëshortes së tij.

Atë e shohim në disa raste të kujdeset për flokët e saj dhe ti qëndrojë gjithmonë pranë.

Në rastin e parë Harry përkujdeset të rregullojë flokët pasi ajo vendos një varëse, ndërsa në një tjetër moment ai shihet teksa i sistemon flokët bashkëshortes pasi janë bërë rrëmujë nga era.

Këto gjeste të kapura në disa dalje të tyre publike e kanë bërë Harryn një prej meshkujve publikë më të kujdesshëm që kemi parë deri më sot.

Meghan dhe Harry hoqën dorë nga titujt dhe funksionet e tyre në Mbretëri gati një muaj e gjysmë më parë për të jetuar të pavarur.

Ata të dy ndodhen aktualisht në Kanada së bashku me të birin Archin.

 

MUND TË JU PËLQEJNË