Safete Mustafa është ndër ata zëra që ka ngritur karrierën bashkë me motrën e saj Sahiden duke u bërë dy emra mjaft të dashur për publiku.

Sot e asaj dite që kur këndojnë krahë njëra-tjetrës, ‘motrat Mustafa’ nuk janë ndarë më, së bashku në çdo kohë e në çdo vend, shkruan “Kosovarja”.

Krahas jetës së suksesshmë muzikore, Safete Mustafa nuk e ka pasur të lehtë jetën private. Ajo u përballë vite më parë me humbjen e bashkëshortit i cili la pas edhe dy vajzat Elsën dhe Donikën.

Humbja e tij ishte e rëndë për Safeten dhe vajzat të cilave u shkaktoi dhimbje të madhe.

Është Elsa ajo e cila së fundi ka kujtuar babanë e saj me një imazh nga fëmijëria e saj, duke mos preferuar ti shtojë as edhe një fjalë të vetme.

Rikujtojmë, se Safetja tani është e martuar me Arbenin me të cilin kanë raporte të mira bashkëshortore, po ashtu ai ka respekt edhe nga vajzat e këngëtares./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË