Safetja dhe Sahidja, të njohura në publik me “Motrat Mustafa” janë ndër zërat më të dëgjuar dhe më të dashur në gjitha trojet shqiptare, shkruan “Kosovarja”.

Nga to u dëgjua vetëm muzikë e mirfilltë shqipe, e të tilla vazhdojnë edhe sot duke sjellur vlera përmes këngëve të tyre.

Kur flasim për Safete Mustafën kujtojmë se ajo humbi bashkëshortin në moshë të re, plagë kjo e rëndë edhe për dy vajzat e saj.

Megjithatë koha e bëri të vetën dhe tani këngëtarja ka krijuar një jetë të re. Ajo u martua sërish dhe tani gëzon një jetë të lumtur me të dhe me vajzat.

Atëherë e tash, asnjëherë s’ka munguar kujdesi i saj ndaj vajzave, të cilat sot janë rritur dhe janë bërë shumë të bukura.

Vajza e dytë e saj Donika jo rrallë merr vëmendjen mediatike për shkak të bukurisë së saj.

Ajo ka treguar shpesh respektin dhe dashurinë që ka për burrin e nënës së saj.

Donika sot e ka uruar atë për ditëlindje duke i thënë se e do shumë. “Urime ditelindjen Beni, të duam shumë!, ka shkruar ajo krahas fotografisë me të dhe nënën./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË