I shohim gjithnjë së bashku dhe të pandashme si në skenë ashtu edhe në jetën private.

Është fjala për motrat Mustafa, Safeten dhe Sahiden, dy emra që i kanë kuptim muzikës shqiptare dhe interpretimeve live, shkruan Kosovarja.

Prej vitesh në skenë, janë bërë më se të vlerësuara dhe të dëgjuar nga një masë e gjerë.

Kur flitet për to të gjithë i bëjnë sytë katër, dhe i hapin veshët për të dëgjuar se çfarë po thuhet dhe çfarë ka të reja nga ato.

Si për njërën ashtu për tjetrën ka vetëm gjëra të mira dhe pozitive, kjo falë punës së pandalshme që kanë bërë deri më sot.

Ndonëse jemi mësuar që të flasim gjithmonë për të dyjat dhe pa i ndarë asnjëherë, sot do të jetë më ndryshe pasi do të shkruhet vetëm për Safeten.

Kjo për arsye se në kohët e fundit përveç që ka goditur me risitë e saj së bashku me Sahiden, ka ndezur rrjetet gjithandej me fotosesionet e saj.

Të gjitha paraqitjet e fundit që i ka bërë të kanë ngjarë me ndonjë kukull, e që i ka realizuar edhe për shkak të ditëlindjes së saj.

Edhe me këtë të fundit nuk erdhi aspak më ndryshe, ku me të shikuar të krijoi përshtypjen se më të bukur e më të veçantë nuk ka. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË