Dhjetori është muaji që mbledhë më së shumti artistë në një vend, shkruan “Kosovarja”.

Për nderë të festave të fundvitit edhe këtë vit janë xhiruar edicione festive, të cilat do shfaqen për të gjithë publikun natën e ndërrimit të motmoteve.

Këngëtarë të zhanreve të ndryshme kanë performuar në një vend duke krijuar atmosferë të mrekullueshme feste.

E në kuadër të këtyre xhirimeve, artistët kanë shfrytëzuar kohën të rrijnë së bashku e të shkrepin fotografi.

Është Violetë Kukaj ajo e cila se fundi ka ndarë një imazh ku shihen të mbledhur në një tavolinë këngëtarë të njohur shqiptarë.

Në mesin e tyre shihen edhe Shkurte Fejza dhe Afërdita Demaku, të cilat kanë edhe bashkëshortët afër.

Nuk është hera e parë që ata i shoqërojnë gratë e tyre në evente të tilla./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË