Kjo fashë pompuese që përmban miliona qeliza staminale do të ndihmojnë riparimin e dëmtimit të shkaktuar nga sulmet në zemër sipas shkencëtarëve britanik.

Kjo fashë me madhësi prej 3 cm me 2 cm rritet në laborator prej një mostre nga qelizat e vet pacientit që trajtohet, e cila fashë pastaj shndërrohet në muskul. Po ashtu lëshon elemente kimike që riparojnë dhe rigjeneron qelizat ekzistuese të zemrës.

Testet laboratorike dhe rezultatet në lepuj tregua se janë të sigurt, këto teste klinike u zhvilluan në Imperial College London në Britani njoftuan shkencëtarët gjatë një konference prestigjioze shëndetësore në Manchester. Provat me pacientë duhet të nisin në dy vitet e ardhshme sipas Shoqatës Kardiovaskulare Britanike.

Prof. Metin Avkiran nga Fondacioni Zemra Britanike që ishte donatori i këtij punimi shkencor tha se “Nëse arrijmë të fashoj zemrën që ti ndihmojmë të shërohet do ti ndryshonim jetën e shumë njerëzve”.

Sulmi në zemër ndodh kur një arterie e bllokuar ndalon qarkullimin e gjakut drejt muskulit të zemrës duke pamundësuar ushqimin me oksigjen. Kjo shkakton dëm të pariparueshëm të zemrës./gazetametro.net

MUND TË JU PËLQEJNË