Ariana Grande është njëra nga këngëtaret më të dashura në botë.
Ajo javë më parë gjatë fjalimit të saj tha se ky vit ishte ndër më të suksesshmit në karrierë por më i keq në jetë pasi humbi një person mjaft të rëndësishëm, shkruan lajmi.net.

Në shtator të këtij viti ish i dashuri i saj, Mac Miller ka ndërruar jetë për shkak të një mbidoze ku më pas Grande u nda edhe nga i fejuari i saj.

Duket se ky vit ishte shumë i dhimbshëm për të saqë edhe festat e fundvitit ka vendosur t’i festojë më ndryshe.

Në shtëpinë e saj bredhin e ka stolisur mbrapsht për shkak të gjërave të këqija që i ndodhën.

MUND TË JU PËLQEJNË