Ndarja e Ariana Grandes dhe Pete Davidson vazhdon të komentohet ende në publik.

Pete Davidson pas ndarjes nga këngëtarja ka përjetuar bulizëm në rrjete sociale, andaj kjo gjë e ka bërë të reagojë përmes një statusi, shkruan lajmi.net.

Fansat e Arianas shkruanin se Pete ka rënë në depresion pas ndarjes nga këngëtarja dhe se do të kryejë vetëvrasje.

“E kam mbajtur gojën mbyllur. Nuk kam përmendur emra dhe nuk kam thënë kurrë një fjalë për dikë apo diçka. Unë po përpiqem të kuptoj se si e gjithë kjo ndodh tek një djalë, ku e gjithë bota e komenton pa pasur ndonjë fakt apo vend referimi. Unë kam përjetuar bulizëm online dhe në publik nga njerëzit për 9 muaj. Kam folur për çrregullimin e personalitetit dhe ndjenjën e vetëvrasjes me shpresën se kjo do informojë dhe ndihmojë fëmijët si unë që nuk duan të jenë pjesë e kësaj bote. Dua të dini se nuk ka rëndësi sa përpiqet interneti apo çdo njeri që të më bëjë të vetëvritem. Nuk do e bëj. Jam i mërzitur që duhet ta them këtë. Për të gjithë gjërat që më mbajnë këtu dhe shohin këtë, dua t’ju them se unë ju shoh dhe ju dua”, ka shkruar Pete Davidson.

Pas kësaj, Ariana Grande ka reaguar ashpër duke u kërkuar fansave të saj të bëhen të butë me të tjerët, pasi interesohet shumë për shëndetin e ish të dashurit dhe e dashuron ende.

“Unë e di se ju tashmë e dini këtë, por unë e ndjej që duhet t’ua rikujtoj fansave të mi, ju lutem të jeni të butë me të tjerët. Me të vërtetë nuk mbështes asgjë, përveç faljes dhe pozitivitetit. Më intereson thellësisht Pete dhe shëndeti i tij. Unë ju kërkoj që ju të jeni të butë me të tjerët, madje edhe në internet. Kam mësuar përmes gabimeve të mia për të mos qenë reaktive në shoqëri kështu që unë e kuptoj. Por ju me të vërtetë nuk e dini atë që dikush po e përjeton ndonjëherë. Pavarësisht nga ajo që ata zgjedhin për të shfaqur në rrjete sociale apo si mund të shfaqen në publik. Unë mund t’ju premtoj këtë. Kështu që ju lutem, ndaloni çdo gjë që jeni duke u përpjekur për ta bërë. Unë gjithmonë do të kem dashuri të pakthyeshme për të dhe nëse keni marrë ndonjë përshtypje tjetër nga puna ime e fundit, mund ta keni humbur këtë pikë”, ka shkruar Ariana.

 

MUND TË JU PËLQEJNË