Shqipëria është goditur nga tërmeti më i fortë gjatë viteve të fundit.

Një tërmet me madhësi 6.4 ballë që tronditi Shqipërinë herët në mëngjes ka shkaktuar pasoja të rënda. Ai u ndje edhe nga qytetarë të Malit të Zi, Italisë, Maqedonisë Veriore, Greqisë, Bullgarisë dhe vlerësohet se miliona njerëz e ndjenë këtë dridhje të tokës.

Numri i të plagosurve është i lartë, por fatkeqësisht vazhdon të pasohet edhe me rritjen e numrit të viktimave. Vendi si asnjëherë tjetër po përjeton tragjedinë e tërmetit qe pavarësisht lajmëve të hidhura ka sjellë edhe lajme të mira të njerëzve që kanë arritur ti mbijetojnë. Pas orëve të gjata të mbetura nën rrënojat e godinave të shembura janë shpëtuar qindra njerëz, transmeton Abc News.

Momentet më të dhimbshme i kanë përjetuar familjarët e personave të bllokuar, të cilat mes lotëve dhe ankthit luten dhe shpresojne për jetet e të afërmëve të tyre. Një vdekje që askush nuk do e dëshironte.

Në përpjekje për të shpëtuar njerëzit e zemrës, disa prej të cilëve i kanë mbrojtur edhe me trupin e tyre. E trishtë është historia e një gjysheje në Thumanë, e pajetë nën rrënoja, teksa nga prehri i saj ekipet e shpëtimit nxorën të gjallë nipin e saj të vogël.

Por në fakt goditjen më të fortë ky tërmet ia ka shkaktuar familjes Cara në Thumanë.

Në këtë familje ka mundur të mbijetojë vetëm kryefamiljari dhe vajza e xhaxhait të tij, e cila u nxorr gjallë pas rreth 18 orësh nga lëkundja, pa nënën e saj dhe vajzën të cilat i la nën rrënojat e pallatit 5-katësh.

Mund ta quajmë mrekulli shpëtimin e njërezve të mbetur për orë të gjata nën rrënoja që kanë përlotur të njerëzit.

Kujtojmë rastin e Isa dhe Shemsedin Abazi, dy vëllezër nga Kosova të cilët u shuan nën rrënojat e hotel “Tropikal” në Durrës, të shembur nga tërmeti. Të rinjtë kishin arritur të kërkonin ndihmë me anë të celularit, por pas mbi 10 orë nën rrënoja, ata nuk mundën të mbijetonin. Tashmë në familjen Abazi ka mbetur vetëm një djalë i cili do të përkujdeset për të gjithë anëtarët e tjerë.

Tragjedia e familjes Cara pasoi me shuarjen e 7 pjesëtarëve të një familje.

Tre vëllezërit Cara

Hasan Albert Cara

Almir Albert Cara

Erisa Albert Cara 25-vjeçe

Stela Cara (E fejuara e Almirit)

Nëna e tyre Fatmira Qazim Cara (bashkëshortja e Albert Carës, vëllait të oficerit të policisë)

Anthi Cara – nusja e xhaxhait

Sadajana Hysa Cara – Mbesa e (Anthi Carës, vajza e Lindita Carës)

Lindita Cara, vajza e xhaxhait të oficerit të policisë u shpëtua mrekullisht pas 15 orëve nën rrënoja. Ajo tashmë po merr trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Familja e Albert Carës jetonte në katin e 5 të pallatit të shembur në Thumanë. Ndërsa nusja e xhaxhait të tij, me vajzën dhe mbesën jetonin në katin e parë. Gjallë u nxorrën nga rrënojat vetëm Lindita Cara dhe Albert Cara, vëllai i oficerit të policisë.

Nga Tirana dhe Greqia erdhën në Thumanë për të kërkuar nënën, motrën e tyre dhe mbesën, dhe dy vëllezërit e Lindita Carës. Teksa ajo ishte ende nën rrënoja dhe kishte dhënë shenja jete duke komunikuar me ekipet e shpëtimit nje prej vëllezerve të saj me kovë ne kokë, u fut mes rrënojave për të kërkuar. Dëgjonte vetëm zërin e motrës së tij ndërsa nëna dhe mbesa nuk i jepnin asnjë shenjë jete.

Një nga momentet që i përloti të gjithë teksa ndiqnin hap pas hapi zhvillimet e tërmetit të fuqishëm që la dhjetëra viktima në Shqipëri, ishte ajo e një të vogli që i përlotur dilte nga rrënojat, teksa nën to, gjyshja e tij që e kishte mbajtur në prehrin e saj, kishte ndërruar jetë. Lot, frikë, tmerre që vështirë të përshkruhen me fjalë. Djali është anëtari më i vogël i familjes Vata. Nëna e tij, Ela Vata shpëtoi duke dalë gjallë nga ky tërmet i tmerrshëm. Por kjo familje, e cila humbi gjyshen, Hajrie Vata, 62-vjeçare, po përjeton dhimbje të madhe, pasi nuk ka asnjë gjurmë të djalit 7-vjeçar. Rolejt Vata, është një nga të mbeturit nën rrënoja në Thumanë.

MUND TË JU PËLQEJNË