Është bërë një lloj zakoni që secila grua e ndonjë fytyre publike të bëhet e njohur dhe e famshme.

Fatin e tillë e përjetoi edhe ish e dashura e reperit të njohur Majkut, lidhja e të cilëve nuk shkoi ashtu siç mendohej dhe planifikohej, shkruan Kosovarja.

Majlinda, u bë e njohur përmes këtij epiteti, e që para publikut nuk pritej që një vajzë e thjeshtë të bëhet kaq e rëndësishme dhe pjesë e pandashme e thashethemeve të tyre.

Majlinda dhe Majku edhe pse u ndanë, lidhja e tyre nuk përfundoi sikur të tjerat, pasi ka diçka që i lidh përgjithmonë dhe ai është djali i tyre Roani.

Ndonëse e vetme, modelja shqiptare e ka drejtuar goxha mirë titullin e dhënë para disa viteve, ku rreth mëmësisë dhe kujdesit të shtruar rreth djalit e ka ndihmuar familja e saj.

Për këtë shkak ajo shpesh vjen me dedikime ndaj tyre, e sidomos për datat e rëndësishme të tyre është e para që uron.

Majlinda, sot ka uruar babain e saj për ditëlindjen e tij, e që me pak fjalë pothuajse i shprehi të gjitha emocionet duke i thënë:

“Urime ditëlindja Babi, ti uroj të gjitha të mirat, të dua shumë”. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË