Sipas astrologëve për Demin, Virgjëreshën dhe Bricjapin Tetori nuk pritet të jetë një muaj i mirë.

Demi
Për personat e lindur në shenjën e Demit duket se nuk do të kenë një muaj aspak të qetë, kështu që do të ishte më e mira të përgatiteni. Pritet të përballeni me situata shumë të pakëndshme duke përfshirë këtu edhe tradhtinë e personave, tek të cilët kishit më tepër besim. Bëni kujdes pasi edhe në fushën ekonomike do të bëni një investim të gabuar që pritet t’iu kushtojë shumë. Kofliktet me eprorët tuaj mund t’iu kushtojnë edhe vendin e punës.

Virgjëresha
Për personat e lindur në shenjën e virgjëreshës është tejet e vështirë gjetja e diçkaje të përsosur. Duke u përpjekur të gjejnë perfeksionin këto shenja marrin shumë pak kohë për të kaluar me veten e tyre. Bëni kujdes pasi po kaloni një periudhë vërtet të ngarkuar në punë si dhe jeni në një moment tejet kritik lidhur me jetën tuaj personale ku mund të merrni vendimet e gabuara.

Bricjapi
Padyshim që Bricjapi është një shenjë, e cila ka gjithnjë asin e sigurt nën mëngë. Me diellin që shndërrohet në shtëpinë tuaj të katërt komode, të familjes dhe të themeleve emocionale për pjesën më të madhe të muajit, ka të ngjarë të ndiheni pak më keq se zakonisht.

MUND TË JU PËLQEJNË