Nëse akoma nuk dini se cilat janë zonat erogjene të femrës, është koha e fundit të mësoni, ndërkaq nuk është keq të aplikoni metodën e drejtë të stimulimit.

Zonat erogjene në trupin e femrës janë burim i përhershëm i inspirimit të çdo mashkulli, i cili dëshiron të mësojë më shumë për partneren e vet.

Shkencëtarët kanadezë kanë bërë një hulumtim në kuadër të të cilit kanë dashur të mësojnë se deri në çfarë mase janë të ndjeshme disa pjesë të trupit të femrës.

Thënë shkurt, qëllimi ka qenë përpilimi i njëfarë doracaku për trupin e femrës – cilat vende duhet prekur butësisht dhe cilat reagojnë ndaj prekjes “së ashpër”.

Pjesët të cilat janë testuar kanë qenë: majat e sisëve, pjesa anësore e gjoksit, perineumi … dhe pjesë të tjera, ndërkaq e kanë krahasuar stimulimin e atyre zonave me stimulimin e qafës, barkut, llërat dhe pjesët e tjera të trupit, të cilat bëjnë pjesë në zonat erogjene.

Janë studiuar edhe stimulimet në formë të prekjes së butë, prekjes dhe vibracioneve. Rezultatet janë këto:

– Prekja e lehtë më së shumti stimulon qafën, llërat dhe pjesën e hyrjes të vagjinës, ndërkaq më së paku të ndjeshme janë areolat.

– Në prekje të lehtë më të ndjeshme janë majat e sisëve dhe klitorisi, ndërkaq më së paku të ndjeshme janë barku dhe pjesa anësore e gjoksit.

MUND TË JU PËLQEJNË