Këngëtarja 39 vjeçare i mungoi skenës për rreth 4 vite.

Jehona Sopi dikur ka qenë shumë aktive në muzikë dhe këngët e saj pëlqeheshin shumë nga publiku, shkruan “Kosovarja”.

Ajo u distancua nga muzika dhe jeta publike pas përkushtimit në familje, si bashkëshorte dhe nënë e një vajze, të pagëzuar me emrin Aria.

E pas katër vitesh Jehona ka marrë vendim që t’i rikthehet muzikës, dhe atë në një festival. Bëhet fjalë për festivalin “Kënga Magjike”.

Krahas kësaj i është shtuar edhe aktiviteti në rrjetet sociale ku edhe ka hapur edhe një llogari personale në Instagram.

E sot këngëtarja ka treguar se ka pranuar akuza se pse nuk ka Instagram, kurse tani po akuzohet pse ajo nuk po tregohet aktive me publikimin e fotografive.

“Isha e akuzune qe skom instagram, tash po vazhdoje me u akuzu qe nuk po postoje…kesh tu u thy me bo nje foto qysh duhet po problemi ke qe as selfije nuk di me bo-me duket qe ia dola diqysh..? krejt cka muj me ju percjelle eshte dashnija qe kom per krejt ju”, ka shkruar Jehona në Instagram

Kujtojmë se ajo është martuar me Lavdim Koshutovisën, të cilët tani janë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin, Aria./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË