Kylie Jenner dhe Travis Scott po planifikojnë të kalojnë Krishtlindjet së bashku si familje me vajzën e tyre, Stormi.

Burime pranë çiftit të dikurshëm tregojnë për TMZ se Kylie dhe Travis po festojnë Krishtlindjet në Los Angeles si një familje, sepse të dy prindërit dëshirojnë të jenë atje për Stormin kur ajo të hap dhuratat në mëngjesin e Krishtlindjes.

Stormi, e cili do të bëhet 2 vejçe në muajin shkurt, po rritet për të kuptuar rëndësinë e kësaj feste, dhe ky burim ka thënë se Kylie dhe Travis duan ta bëjnë atë super të veçantë për të duke qenë së bashku.

Por, Kylie dhe Travis ende nuk janë rikthyer si çift, kjo pavarësisht se po kalojnë shumë kohë së bashku edhe pas ndarjes së tyre.Kylie gjithashtu u fotografua të martën teksa kishte veshur një bluzë “Astroworld” – emri i albumit dhe turneu i Travis “, por ende nuk ka asgjë zyrtare nga dyshja./Blic

MUND TË JU PËLQEJNË