“Bërlloku i dikujt është pasuri për dikë tjetër”. Kjo është motoja e pensionistes ruse Nina Krinitsina.

Ajo këtë moto e nxori nga puna kreative, shfrytëzimi i kapakëve të shisheve për dekorimin e shtëpisë së saj, të cilën tashmë e vlerëson edhe si galeri arti.

Kjo pensioniste, me krijime artistike me kapakë shishesh filloi në vitin 2013, por ideja nuk ishte e saja. Këtë ide ia dha nipi i saj, i cili tani e ndihmon në gjetjen e ndonjë dizajni të përshtatshëm për krijim bazuar në internet, shkruan rtv21

Prej vitit 2013, Nina tashmë ka krijuar një radhë mozaikësh kryevepra, për krijimin e disa prej të cilëve, ajo shfrytëzoi deri në 1 mijë kapakë. Me fjalë të tjera, kjo pensioniste, me mozaikë dekoroi hapësirën rreth shtëpisë së saj dhe shtëpinë në tërësi, në fshatin rus Makarye, që ndodhet 850 km në lindje të Moskës.

Artistja në një deklaratë ka treguar se në fillim, kur filloi të krijojë art, veprat e saja i punoi me bizele, por shpejtë në bashkëpunim me nipin e saj, përfundoi duke shfrytëzuar një material që gjendet lehtë dhe që ia vlen të punohet me të. Nina, për krijimin e artit të saj mbledh material në afërsi të shtëpisë, në një fushë ku hedhen shishet e plastikës, por ato i merr edhe nga banorët e atjeshëm.

Ajo tashmë ka krijuar mbi 30 vepra të tilla me kapakë shishesh, e temat e tyre bazohen kryesisht në përrallat ruse apo filmat e vizatuar rus. Punimi i një dizajni të tillë i merr kohë deri në tre muaj. Nina, me këto krijime ka edhe një qëllim për vetën e saj. Ajo thotë se kur krijon art me kapakë shishesh, ndihet e qetë, i qetësohen nervat.

E shtëpia e saj në fshatin rus, Makarye, tani po tërheqë vëmendjen e vizitorëve nga vende të ndryshme. E fëmijët janë ata të cilët mahniten më së shumti me krijimet e saja, sepse ato kanë tema të përshtatshme për ta, siç janë mozaikët me figura kafshësh të ndryshme.

 

MUND TË JU PËLQEJNË