Reagimet e PDK-së ndaj Albin Kurtit në seancën konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si kolektivitet partiak që deri dje ishin pushteti kryesor, mendojmë jo veç ne , se kanë qenë të tepruara.

Ndonëse, VV, kishte shfryer edhe më keq, kur PAN-i vinte në pushtet, duhej të mos e shndërronin në praktikë ofendimesh ardhjen e Albin Kurtit në krye të qeverisë.

PDK-ja ka mbajtur qëndrim burrëror për nja tre –katër muaj ndaj dy partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, duke qëndruar tërsishtë neutrale për sa i përket koalicionit që aktualisht erdhi në pushtet.

Do të kishte qenë mirë, që kështu të qëndronin edhe në seancën e formimit të qeverisë dhe të trajtonin kështu seancën konstituive si solemne: Shteti po bëhet më zot të ri shtëpie dhe urimi i vetëm që duhej bërë do të ishte që qeveria Kurti me LDK-në ta forcojnë dhe ringjallin shtetin.
Heshtja tre mujore e PDK-së shpërtheu të hënën më 3 shkurt, para stafit të miqëve diplomatik të Kosovës dhe kjo la shije të keqe duke e prishur anën solemne të seancës.

Para së gjithash duhet qartësuar, se ofendimet që u dhanë për Albin Kurtin, janë kualifikime paragjykuese, nëse ai do të punojë mirë apo jomjaftueshëm. Ciëlndo që e bën prej këtyre dy gjërave, ka cmimin e vet për cka do të flsë masa votuese në zgjedhjet e ardhshme.

PDK-ja ka folur në këtë seancë, sikur të ketë qenë kjo seanca e fundit dhe nuk i mori gjërat me mendësi demokratike, se do të ketë ende jetë. Tre muaj heshtje të PDK-së gjatë kohës së ping-pongut VV-LDK, partia e Kadri Veselit ka treguar shenjat e pjekurisë politike dhe kulturë politike, e ajo cka ka ndodhur më datën 3 shkurt nga opozita drejtuar Kurtit në sallën e parlamentit, ka qenë një mllef për kalim në opozitë.

Që gjërat mos të bëhen dramatike, do të mjaftonte që grupi parlamentar i PDK-së të fliste përmes zërit të një deputeti të vetëm, rreth qeverisë së re. Me të njejtin zë do të mund të thuhej shumcka nga e kaluara dhe e ardhmja,edhe pse e shkuara
nuk bën zgjidhje.

PDK, nuk duhej të sillej sikur VV dikur kundër saj, por duhej të sillej në frymë konstruktive të bashkëpunimit duke premtuar ndihmë për cdo të mirë të shtetit dhe duke u deklaruar opozitarizëm për cdo të keqe që i kanoset shtetit.Safet Krivaca / Kosovarja /

MUND TË JU PËLQEJNË