Brenga e kosovarëve më nuk është bashkimi i Zhades me Llukasin. E as intrigat e një familjeje të pasur por të palumtur.

Dikur nervozizmi i kaplonte kur rryma ndalej, ose kur ndonjë episod u ikte për shkak të obligimeve ditore. Madje, shpeshherë adhuruesit e serialeve kanë lënë anash shumë gjëra, vetëm e vetëm që të jenë në hap me episodin e fundit.

Me daljen e serialeve të reja në treg, e zhvillimi i platformave të ndryshme online, ka ndryshuar edhe shija e përgjithshme e njerëzve.

Të rinjtë janë në hap me realizimet e fundit, duke pritur në ankth sezonet e reja. Edhe te ne shikueshmëria e “Game of Thrones” apo “La Casa de Papel” është “on top”.

Sipas të rinjve kosovarë, serialet spanjolle e turke kanë qenë të imponuara për shkak se në atë kohë nuk kanë pasur ndonjë zgjedhje tjetër.

Agoni Ahmetaj nga viti 2007 e deri tash ka shikuar qindra seriale. Madje ai thotë se është bërë i varur nga to, duke qëndruar me orë të tëra para llaptopit.

Ndërsa Kushtrim Krasniqi thotë se nga serialet të cilat i ka përcjellë ka pasur përfitime të shumta. Për më tepër, ai tani është edhe kritik i tyre.

Derisa Agoni dhe Kushtrimi të rinjve u propozojnë seriale me karakter edukativ, ish-zv ministri i Ministrisë së Administrimit e Pushtetit Lokal, Rifat Krasniç, i preferon serialet turke.

“Game of Thrones”, “La Casa de Papel”, “Friends”, janë ndër serialet që kohëve të fundit janë shikuar shumë nga të rinjtë në Kosovë.

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË