Të gjitha çiftet që jetojnë të ndarë kanë frikë se lidhjet në distancë nuk mund të funsionojnë njësoj sikur ato kur janë afër njëri-tjetrit.

Mirëpo, këngëtari Blero dhe modelja e njohur Afrona Dika ka kohë që e kanë mposhtur këtë frikë, largësia veç që po i mërzit, por nuk po iu zbeh dashurinë, shkruan “Kosovarja”.

Jo rrallë herë Blero është shprehur se si ndihet pa Afronën këto ditë pas martesës, duke shfaqur veten të mërzitur e duke i bërë dedikime.

E njësoj , po vepron edhe bashkëshortja e tij Afrona. Mbrëmë tek sa shihet në veturë duke dëgjuar një baladë të bukur angleze, ajo u pa shumë e mërzitur, e këngën e videon që realizoi ia dedikoi bashkëshortit të saj.

Rikujtojmë, se çifti i njohur u martuan në muajin shtator./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË