Neda dhe Ogreni janë një nga çiftet më jetëgjatë të spektaklit “Big Brother”.

Dashuria e tyre nisi brenda mureve të shtëpisë së madhe dhe tani ata janë më të plotësuar se kurrë. Para pak muajsh ata u bënë prindër për herë të dytë me një djalë. Djalin e dytë e pagëzuan me emrin Zai, ndërsa vëllai i tij më i madh quhet Serzh.

Ditën e sotme Neda ishte e ftuar në emisionin “Trokit”, ku foli për herë të parë për shtatzënitë dhe si e përjetuan ndjesinë e të pasurit dy fëmijë në shtëpi. Ish-banorja rrëfeu se pasi ishte përballur me frikën se si do ta rriste fëmijën që kishte sjellë në jetë, Ogreni kishte ikur nga shtëpia, por fatmirësisht vetëm për 6 orë. Ai ishte larguar pasi e kishte pasur të pamundur të duronte situatën e krijuar, shkruan who.

“Ndodhi nga dita e 5-6 që Zai kishte lindur. Më tha “Zemër unë të dua shumë, por kjo gjë nuk mund të vazhdojë” dhe iku u zhduk. Më la 6 orë vetëm me djalin, nuk u duk në shtëpi dhe kur ai u kthye, mua më kishte kaluar çdo gjë si me magji.” – rrëfeu Neda.

MUND TË JU PËLQEJNË