Është folur shumë lart e poshtë në mediat online që këtë vit do të fillojë “Big Brother Albania VIP”, por deri tani s’ka patur gjë zyrtare.

Dhe sigurisht që kurioziteti ka qenë i madh te publiku, të cilët donin të dinin se kush do ta prezantojë. Menjëherë mendja të shkon te emrat e njohur si Arbana Osmani, Ledion Liço e Luana Vjollca, u përfol edhe Dojna Mema, por që nuk ka patur asnjë konfirmim.

Mirëpo burime të “Blitz.al” kanë zbuluar se “Big Brother VIP” është anuluar nga “Top Channel”. Arsyeja e anulimit është kostoja e madhe që ka ky spektakël.

MUND TË JU PËLQEJNË