Një pasagjer i cili për plotë tri orë i kishte pritur valixhet për t’i marrë, mbeti i habitur kur pa punonjësin e aeroportit të Mançesterit duke i hedhur në tokë valixhet e tij sikur të ishin thasë me patate.

Daniel Mortimer i kishte kaluar orë të tëra duke i pritur valixhet në aeroport. Ky ragbist nga Australia kishte udhëtuar nga Roma, ndërsa pamjet e hedhjes së valixheve në shirit i ka publikuar në internet, transmeton Telegrafi.

“I kalova tri orë duke i pritur valixhet, të cilat punonjësi i aeroportit i hidhte në shiritin rrotullues pa pasur kujdes se diçka brenda tyre mund të thyhet”, ka deklaruar ai.

Pamjet që i ka publikuar në internet janë shikuar nga mijëra persona, që janë revoltuar me veprimin e punonjësit të aeroportit, duke kërkuar nga menaxhmenti të ndërmarrin masa.

MUND TË JU PËLQEJNË