Ditë më parë, ish e fejuara e Stresit, Kejsi uroi ish vjehrrën e saj për ditëlindje.

Kaq u desh që rrjeti të shpërthente me komente nga më të ndryshmet, ku shumë prej tyre menduan se çifti tashmë janë ribashkuar.

E sigurisht që nuk kanë munguar pyetjet e këtij lloji, e njërës prej tyre nuk ka hezituar t’i përgjigjet.

“Pse ja ke uru ditëlindjen nënës Stresit? A mendon të ktheheni sërish ju dy”, ka qenë pyetja drejtuar Kejsit.

“Ca lidhje ka? Une ate e dua, kishte ditelindjen, e urova. Ne nuk kemi hasmeri”, ka shkruar Kejsi duke mos treguar nëse e ka në plan një ribashkim reperin.

MUND TË JU PËLQEJNË