Teksa karriera e saj gjithmonë e më tepër po rritet dhe Era Istrefi po korr suksese njëri pas tjetrit, disa ditë më pare ajo i merakosi fansat e saj, pasi ishte shtruar në spital.

Këngëtarja njoftoi se arsyeja ishte se ajo duhej të operonte apendisitin.

Gjatë ditëve në vijim me anë të fotove dhe videove ajo përditësonte ndjekësit e saj duke treguar se po merrte veten shpejt pas këtij komplikacioni .

Dhe tanimë vetëm një javë pas operacionit ajo ka postuar disa foto me bikini, ku mund të themi se duket në super formë dhe kjo sigurisht i ka “çmendur” ndjekësit e saj të cilët nuk kanë ngurruar ta komplimentojnë.

MUND TË JU PËLQEJNË