Ishte shtator 1989 kur princeshë Diana po qëndronte në shtëpinë e saj të prindërve në Althorp Northamptonshire në Angli. Gjatë këtij qëndrimi ajo ka pasur një debat të ashpër me njërkën e saj, debat i cili ka sosur nervat e princeshës, e cila ka shpërthyer dhe ka shtyrë njërkën e saj, duke e hedhur nga shkallët.

Fronin mbretëror aso kohe e trashëgoi konteshë Raine Spencer, e cila u martua me babain e princeshë Dianës, Johnnie. Marrëdhënia e tensionuar mes princeshë Dianës dhe njërkës Raine është fokusi i filmit dokumentar “Princeshë Diana dhe Njërka e keqe” që do të shfaqet të hënën në kanalin Smithsonian.

“Raine u mërzit shumë. Ishte një veprim i egër dhe i pashpirt i bërë ndaj saj“, shpjegoi një ish-asistente personale e Raine në një dokumentar. Të dyja gratë sot kanë vdekur. Princeshë Diana u vdiq në një aksident me makinë në 1997, ndërsa kontesha Raine vdiq për shkak të kancerit në vitin 2016. Ajo çfarë është e çuditshme është miqësia që lindi midis atyre dyjave pas asaj marrëdhënieje të tensionuar. Ishte pikërisht kjo armiqësia e tyre e kthyer në një miqësi të papritur që çoi në realizimin e këtij dokumentari.

MUND TË JU PËLQEJNË