Elita Rudi është duke befasur për ditë me pamjen e saj. Ditë më parë ajo nga një zeshkane siç ishte u kthye në një brune, ndryshim që u pëlqye mjaft shumë nga fansat.

Por, moderatorja nuk u ndal me kaq. Ajo ka realizuar një fotosesion të ri fotografik ku ndryshime po i vërehen edhe në fytyrë, shkruan “Kosovarja”.

Fytyra e saj duket më ndryshe se si jemi mësuar ta shohim Elitën. Disa pika në tenin e saj të fytyrës e kanë bërë të duket më e lezetshme duke i japur një pamje rinore.

Rikujtojmë, se Elita është e martuar me reperin Gjiko me të cilin ka një djalë të quajtur Zeri./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË