Fillimisht lidhja e reperit Majk me modelen Majlinda Zeka, e më pas ndarja dhe fëmija i tyre, bënë bujë në mediat rozë.

U komentua më tutje mosmarrëveshjet e tyre sa i përket djalit e tani sikur kanë rënë gjërat në vend, shkruan “Kosovarja”. Të dy janë pajtuar me ndarjen dhe sa i përke Roanit, ata janë marrë vesh mjaftë mirë, pasi të dy kalojnë kohë me të duke u argëtuar.

Ndërsa Majkun vazhdimisht e komenton Majlindës në rrjetet sociale në imazhet që ajo ndanë me të birin.

Kurse veçmas bukuria e Majlindës, e cila karakterizohet me linja perfekte të trupit dhe jeta e saj luksoze në përgjithësi është ajo që bie në sy çdoherë. E ndryshimi drastik i Majlindës, e cila së fundi është bërë biondë, u pëlqye jashtzakonisht nga publiku.

Madje shumë nga ndjekësit e saj në komentet e tyre e kanë përmendur Majkun duke e kritikuar për ndarjen me bukuroshen.

Ndër komentet më interesante jane: “ @majkaveli Kqyre bir shih me sy so per ty😅”, @majkaveli qka ke hup ti sje normal🤦♀️”,etj.

Kurse Majlinda pavarësisht “problemeve” që i pati me ish të dashurin , ajo po e vazhdon jetën, madje shumë e lumtur përkrah djalit të saj Roan./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË