Ka shumë muaj që kur moderatorja zeshkane iu largua ekranit por jo edhe publikut. Elita Rudi edhe pse është në pauzë të lehonisë nuk ka hequr dorë rrënjësisht nga publiku dhe njdekësit e saj.

Ajo ka arritur të mbajë kontakte, madje edhe ti kënaqë thuajse për ditë me postime më të bukura qoftë nga përditshmëria apo edhe nga ndonjë ditë e veçantë, shkruan “Kosovarja”.

Elita cilësohet si një ndër femrat më të bukura të botës televizive dhe këtë e ka dëshmuar dhe po vazhdon ta dëshmojë shpesh herë.

Duke qenë nënë e një djali ajo nuk e ka problem që të paraqesë trupin e saj edhe pas ndryshimeve të lindjes, madje edhe atë pa përdorur ‘photoshop’ për të ndërhyrë në linjat e saj.

Përndryshe, Elita është e martuar me reperin e njohur Gjiko./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË