Loredana kërkon kohë nga fansat Rep-artisja shqiptare, Loredana Zefi në muajin maj zuri vend në mediat zvicerane si dhe ato kosovare, në lidhje me një skandal të publikuar nga portali zviceran “20 min”, ku ajo akuzohet si e dyshuar për marrjen e 700.000 frangave nga një çift zviceran.

Loredana pas këtij lajmi në Prishtinë mbajti një konferencë për media, në të cilën artistja ishte shprehur se parat e mara nga çfiti nuk ishin marrë me dhunë e mashtrime.

Kurse, me anë të një video të publikuar në Instagram sot ajo i ka informuar të gjithë për vendimin e marrë pas tërë ndodhive të fundit.

“Unë sot po lajmërohem fatkeqësisht jo për një lajm të mirë. Kam anuluar të gjitha festivalet, natyrisht se do të gëzohesha po të festoja më ju por tani është momenti i gabuar dhe shpresojë se ju do të keni mirëkuptim për këtë“, ka deklaruar Loredana.

Artistja nga gjithë ata që e duan ka kërkuar mirëkuptim dhe kohë deri sa këto gjëra të rregullohen.

Gjithashtu Loredana ka përmendur se asaj i duhet të jetë e qetë pasi që ajo tani është edhe nënë e një vajze 5 muajshe.

“E vetmja çka dua ndoshta pak nga ju është, nëse do të mund të më dhuronit, më jepni pak kohë, vetëm pak dhe unë do t’i klasifikojë këto gjera dhe do të flasë qartë dhe po më duhet njëherë të kem një mëndje të qetë e të qartë sepse unë kam dhe një vajzë këtu në shtëpi e cila tani është 5 muajshe dhe po rritet shumë mirë.

Dhe po pastaj do të kthehem në skenë dhe ndoshta më një muzikë të mirë, të mrekullishme, edhe kjo mund të ndodh.

Faleminderit atyre që me përkrahin“, ka thënë Loredana në Instagram.

Kujtojmë se, gjatë konferencës Loredana ka deklaruar se arsyeja tjetër pse ajo ishte në Kosovë ishin edhe xhirimet e klipi të këngës më të re të saj që pritet të publikohet së shpejti. /21Media

MUND TË JU PËLQEJNË