Qepët janë një nga përbërës thelbësor në kaq shumë receta, por gatimi i tyre shpesh na bën të derdhim lot nga ata të krokodilit, por ekzistojnë katër mënyra se s’i grisni ato pa derdhur lotë.

Sapo të mësoni truket e mëposhtme, do të t’i prisni qepët sikur të ishit një kuzhiniere e vërtetë.

1. Çamçakëz.
Supozohet se efekti i freskisë që të lë çamçakëzi në gojë, i kundërvihet ndjesisë së djegies, plus ju detyron të merrni frymë përmes gojës.

Pra duket se përtypja e çamçakëzit me mente (me gojën hapur) ju ndihmon t’i prisni qepët pa lotuar

2. Futini qepët në frigorifer para se t’i prisni.
Lëreni qepën në frigorifer për 24 orë dhe do të shihni se të nesërmen kur ta prisni për ta gatuar, nuk do të ndjeni djegie e as do të derdhni lot.

3. Lënia e shtresës së qepës e paprekur.
Skajet e një kokrre qepë e bishti i saj ka sasinë më të përqendruar të squfurit. Duke e prerë menjëherë dhe duke e zhveshur nga cipa ju lëshoni këto kimikate në ajër dhe në sytë tuaj.

Nëse e lë qepën e paqëruar ndërkohë që e copëtoni, nuk do keni djegie sysh.

4. Prerja e qepës në ujë të ftohtë.
Mbushni një tas të gjerë me ujë të ftohtë e mundohuni t’i qëroni qepët në aty. Mund të jetë paska e sikletshme dhe mund të mos jetë metoda më e lehtë, por vepron./gazetametro.net

MUND TË JU PËLQEJNË