Ceremonia përkujtimore në nderim të heronjëve, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, i ka bërë bashkë edhe dy rivalë politikë, shkruan Gazeta Blic.

Në këtë ceremoni, që është duke u mbajtur në Prishtinë, kanë qenë të pranishëm, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Të dy këta, në mandatin e kaluar, ishin në koalicion me njëri-tjetrin, por që raportet u ftohën në momentin kur Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Që nga ajo kohë, Veseli dhe Haradinaj, nuk janë parë bashkë në publik.

MUND TË JU PËLQEJNË