Donika Kadaj-Bujupi dhe Mimoza Kusari-Lila edhe “de jure” do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ato morën besimin e popullit për t’i përfaqësuar në legjislativit të vendit.

Donika e AAK-së, që në zgjedhjet e 6 tetorit mori mbi 5 mijë vota, ishte deputete për herë të parë në vitin 2007. Për të qenë pjesë e procese të rëndësishme siç ishte nënshkrimi i pavarësie së Kosovës.

Përkundër faktit që u ballafaqua me shumë sfida në rrugëtimin e saj politik, ajo nuk u mposhtë asnjëherë. Kadaj-Bujupi njihet si grua që i priu proceseve të rezistencës në opozitën e bashkuar dhe u burgosur disa herë.

Për të dytën herë në Kuvendin e Kosovës do ta kemi edhe Mimozën e Gjakovës. Ajo arriti të marrë mbi 20 mijë vota, në listën e Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Kusari-Lila nisi karrierën e bujshme si zëdhënëse e qeverisë së Bajram Rexhepit.

Ndërroi partinë dhe u përfol shumë herë, mirëpo kudo që garoi ajo doli triumfuese.

Garuese dhe luftareka janë dy gra në skenën politike të Kosovës. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË