Penelope Cruz disa ditë më parë bëri një rrëfim shumë prekës për jetën e saj, në të cilën ka treguar edhe për një grua shqiptare.

Aktorja e njohur ka publikuar një foto në Instagram, ku shfaqet përkrah Nënë Terezës, për të cilën ka thënë se ia ndryshoi jetën.

Penelope shprehet se shenjtorja shqiptare i ka ndryshuar jetën dhe se do të jetë gjithmonë në zemrën e saj.

‘Duke kujtuar këtë grua të mrekullueshme dhe kohën që kalova me të. Vërtet më ndryshoi jetën! Gjithmonë në zemrën time’, tha ajo.

Fotoja që besohet se u përket viteve ’90, është pëlqyer nga mijëra ndjekës të aktores dhe është komentuar edhe nga emra të njohur si modelja Naomi Campbell.

Aktorja spanjolle ka punuar dikur si vullnetare për Nënë Terezën në Kalkutë./gazetametro.net

MUND TË JU PËLQEJNË