Vajza e Shkurte Fejzës, Gresa Behluli është ndër ata zëra që edhe pse nuk sjell shpesh projekte të reja, por kurdo që e bën sigurohet të gjuaj në shenjë.

Fillimisht nisi të këndoi krahë nënës së saj, e për të mos u ndalur më, shkruan “Kosovarja”.

Është po ashtu ndër ato figura që shpesh komentohet si për pamjen, si për veshjen apo çkado qoftë që i përket asaj.

E sidomos që nga martesa e saj që ndodhi muaj më parë ajo priu listën si këngëtarja që bëri bujën më të madhe.

Kurse pas martesës zgjoi kureshtje me imazhet e saj ku paraqitej me fustane të ndryshme si të ishte modele, saqë menjëherë filloi të thuhej mos vallë ndërroi profesion.

Po ti shikosh me vëmendje imazhet ku reklamon fustanet do vëresh se jo kot menduan se po bëhet modele, pasi që si një femër shtatlartë që është s’do ishte diçka e gabuar.

Madje, në pyetësorin e saj të fundit e pyetur për peshën dhe gjatësinë ajo ka treguar se është 1.77 e gjatë dhe 58 kg.

E duke i shikuar këtë foto të saj lirshëm mund të themi se këmbët e saj bëjnë që këngën e Elvanës për këmbët e gjata t’ia dedikojmë edhe Gresës. Pse jo?./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË