Thumana, Durrësi dhe Kurbini, janë duke vuajtur pasojat e frikshme të tërmetit 6.4 ballë që tronditi thellë Shqipërinë, të martën e 26 nëntorit. Në këto vende, kanë mbetur deri më tani 27 viktima.

Nga ana tjetër vijon ende operacioni i kërkim-shpëtimit për të nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave, banorët që nuk mundën të dilnin pas goditjes së fortë të tërmetit prej 6.4 ballë, i shoqëruar më qindra pas goditje. Fotot e bëra nga këto dy vatra që u shndërruan në vetëm pak minuta në “vatrën e vdekjes”, janë rrënqethëse dhe dramatike.

Trupa të pajetë të mbetur nën rrënoja, trupa të pa jetë që janë nxjerrë nga forcat e shpëtimit, persona të plagosur, lot e dhimbje në sytë e të gjithëve, çadrat në stadiumin ”Dinamo” të Durrësit të mbushura nga njerëzit që mbetën në qiell të hapur, teksa mbajnë në duart fort të vegjlit e tyre, këto janë pamjet e rënda dhe tronditëse që la pas tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

MUND TË JU PËLQEJNË