Mbrëmë në gjithë botën është festuar ndërrimi i moteve.

Në këtë fillimvit të gjithë shfrytëzojnë rastin të kalojnë momente me familjarët e tyre, shkruan Indeksonline.

Edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli po relaksohet me bashkëshorten e fëmijët e tij, për t’u larguar paksa nga politika.

Ai madje ditën e parë të vitit 2019 e nisi me skijim, këtë e ka treguar vet Pacolli përmes një fotografie të postuar në llogarinë Instagram.

” Duke e shijuar natyrën, me Armanin, Dyarin, Isën e Hanën!”, ka shkruar ai.

MUND TË JU PËLQEJNË