Një shaka me Drenicën, ka bërë që të ketë reagime në videon e publikuar nga aktori Osman Azemi.

Të dielën mbrëma ka përfunduar ndeshja e xhiros së tretë në Supërligën e Kosovës në mes Prishtinës dhe Drenicës.Duel që Prishtina e kishte fituar me 1-0.

Pas përfundimit të ndeshjes, aktori i cili njihet për rolin e “Tetës Gjyle”, ka bërë një video ku shihet kinse po qan për humbjen e Drenicës, e që sipar tij “Kurr su gëzu”, transmeton Magazina.al

Pas publikimit të videos, komentuesit e kanë kritikuar ashpër aktorin, ku nuk mungojnë as komentet e shumta fyese ndaj aktorit.

MUND TË JU PËLQEJNË