O Sa Mirë” është seriali që ndër vite ka shoqëruar shikuesit me batuta interesante nga aktorët komikë më të mirë.

Ngjarja e cila në pah vinte studentët e dobët të një kolegji universitar, duket se tashmë është një kapitull i përmbyllur, pasi rrjedha e serialit në këtë kontekst ka përfunduar.Ata tashmë janë shndërruar në parti, në partinë e ashtuquajtur “O Sa Mirë”.

Veprimtaria e tyre humoristike do të shtrihet në kontekstin e partisë tashmë, dhe në një skenë të improvizuar, ata kanë realizuar sot “konferencën e tyre të parë për media”.Ka qenë vet faqja zyrtare e “O Sa Mirë” në Instagram, ajo e cila ka publikuar një fotografi të aktores Adriana Matoshi, që në “O Sa Mirë” njihet si ‘Sasa’, dhe në kontekstin e ri të serialit tashmë do të ketë rolin e zëdhënësen së partisë.“Urime Kosovë Partia OSM…Së shpejti edhe me plan-program për të mirën e Kosovës…O Sa Mire… Bohet mirë”, thuhet në njoftimin zyrtar të “O Sa Mirë”.
Zgjedhjet 2019 në Kosovë do të mbahen më 6 tetor, teksa mbetet të shihet se si “O Sa Mirë” kanë vendosur të ironizojnë në sezonin e ri, me numrin e madh të partive politike në vend.

MUND TË JU PËLQEJNË