Aktorja Adriana Matoshi të shtunën që lamë pas ishte protagoniste në rubrikën e re të Prive, Kutia e pyetjeve, nga shumë të tilla stafi kishte përzgjedhur disa.

Një nga to ishte “A ke bërë operacione plastike”, për të cilën Adriana komentoi se ka operacione por jo estetike.

“Kam bërë operacione prej zorit, i kam dy operacione në trup. Njëri kur e kam lind vajzën e teksa tjetri e një kur kam pasur tumor në tru. Nuk jam me bë operacione plastike për qejf” – u shpreh Adriana teksa shtoi se është mjaft e lumtur se sheh, dëgjon e flet dhe është e kënaqur me bukurinë që i ka fal natyra aktores./Prive.al

MUND TË JU PËLQEJNË