Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, është mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”, ku publikon foto e video nga jeta e tij profesionale dhe ajo private.

Së fundmi, Besi ka postuar një fotografi me motrën e tij Ana, me të cilën ka një raport mjaft të ngushtë.

Më 8 Mars, aktori i njohur uroi femrat e jetës së tij. Por të gjithë vumë re mungesën e një fotoje me të motrën. Në atë kohë, ai u shpreh se nuk kishte asnjë foto të bukur me Anën ose më saktë “të hajrit”.

Por sot ai i ka surprizuar të gjithë pasi në “Instastory” ka postuar një foto me njeriun e shtrenjtë. “Për herë të parë një foto me ty!”, shkruan Besi dhe duken aq bukur.

MUND TË JU PËLQEJNË