Një nuse ka shpërthyer në lot pas prerjes së tortës në dasmën e saj.

E gjithë kjo pasi nusja e kuptoi se torta e dasmës ishte e bërë përbrenda me stiropor.

Shine Tamayo, 26 vjeç dhe partneri i saj Jhon Chen, 40, kishin paguar shumë shtrenjtë për organizimin e dasmës së tyre, ushqimin dhe dekorimet, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, pas mbërritjes nga ceremonia në Kishë, ata zbuluan se jo vetëm që nuk kishte ushqim për mysafirët por edhe ëmbëlsira ishte me dy nivele të mashtrimit.

Të sapomartuarit u detyruan të vizitonin një restorant përgjatë rrugës në mënyrë që të merrnin ushqime, oriz e diçka të ngjashme të cilat i sollën për t’u ngrënë nga mysafirët të cilët ishin ende aty.

MUND TË JU PËLQEJNË